Rrjedhë e qetë e votimit në Mitrovicën e Jugut, Skenderaj dhe Vushtrri
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Rrjedhë e qetë e votimit në Mitrovicën e Jugut, Skenderaj dhe Vushtrri
Mitrovica
07/06/2026 - 16:24
Linku u kopjua

Procesi zgjedhor në Mitrovicën e Jugut, Skenderaj dhe Vushtrri po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa incidente serioze, bëri të ditur Lulzim Hakaj nga Demokracia në Veprim (DnV).

Sipas tij, të gjitha vendvotimet në këto tri komuna janë hapur me kohë dhe procesi ka qenë i rregullt.

“Në kuadër të Rrjetit të Demokracisë në Veprim, ne e mbulojmë Mitrovicën e Jugut, Skenderajn dhe Vushtrrinë. Të gjitha vendvotimet që janë hapur në këto tri komuna kanë qenë të rregullta. Nuk ka pasur ndonjë incident serioz që vlen të përmendet.

Në komunën e Skenderajt kemi pasur një rast ku në fshatin Surigan, në shkollën ‘Legjioni Spanjoll’, nuk funksionon interneti – ende në këto momente nuk funksionon – mirëpo arrijmë që përmes vëzhguesve tanë që i kemi të vendosur në këto tri komuna, të arrijmë të informohemi drejtpërdrejt prej tyre për të gjitha informatat që ndodhin rreth të gjitha proceseve që ndodhin rreth zgjedhjeve në këtë rajonin e 02-shit jugor”, tha Hakaj.

Ai tha se edhe në këto zgjedhje po vazhdon të shfaqet fenomeni i votimit me asistencë.

“Deri më tani jo. Si dukuri që është duke u shfaqur – sikurse në zgjedhjet e kaluara, por edhe në këto zgjedhje – është votimi me asistencë, i cili, siç dihet, nga vendimet e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, vetëm një asistues ka të drejtë të asistojë për votuesin, i cili ka nevojë për asistues, me një dokument mjekësor.

Mirëpo, kjo dukuri në disa prej komunave nuk arrin që të zbatohet edhe pse vendimi ekziston dhe është i plotfuqishëm. Mirëpo ne e kemi mentalitetin tonë, sipas të cilit ashtu veprojmë, edhe vëzhguesit tanë kanë raportuar këtë si dukuri që po vazhdon edhe në këto zgjedhje”, tha ai.

Sa i përket pjesëmarrjes në votime, Hakaj pret  që pas orës 15:00 dalje të jetë në ngritje.

“Deri më tani, në Mitrovicën e Jugut dalja është – deri në ora 15:00 po flasim – dalja është diku 21.4%. Në Skenderaj është 19.7% dhe në Vushtrri është 24% dalja në zgjedhje.

Pritet tash pas orës 15:00 që kjo dalje ndoshta të jetë edhe në ngritje, mirëpo në krahasim me zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar, është thuajse situatë e ngjashme”, tha Hakaj.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026