Edhe një i lënduar në vend të punës, vushtrriasi bie nga objekti në ndërtim e sipër
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Edhe një i lënduar në vend të punës, vushtrriasi bie nga objekti në ndërtim e sipër
lajmi i fundit
Foto Ilustruese
21/05/2026 - 14:14
Linku u kopjua

Një person ka mbetur i lënduar sot pasi ka rënë nga një objekt në ndërtim e sipër, në Vushtrri.

Lajmi është konfirmuar për KosovaPress nga zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, Ilmi Prekazi.

Sipas policisë, pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë ndërhyrë në terren dhe personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

“Policia në Vushtrri ka pranuar informatën se një person i gjinisë mashkullore ka rënë nga një kat i një ndërtese e cila është në ndërtim e sipër në Vushtrri. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e spitalit të qytetit”, ka thënë Prekazi.

Policia ka bërë të ditur se hetimet kanë nisur për të sqaruar rrethanat e incidentit.

Ndryshe, dje në Ferizaj një tjetër punëtor ka rënë nga kulmi i çatisë ku ishte duke punuar. Nga QKUK kanë konfirmuar për KosovaPress se gjendja e tij është e rëndë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026