Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që dhjetë projektligje që janë në rend të ditës në seancën e sotme të jashtëzakonshme të miratohen me procedurë të përshpejtuar. Sipas partisë në pushtet është e nevojshme që këto projektligje, mes tyre edhe ai për çmimin tavan dhe për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, të miratohen për shkak të rëndësisë së tyre. Mirëpo kundër formës së miratimit të këtyre projektligjeve u shprehën partitë opozitare, raporton KosovaPress.
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, tha se projektligjet duhet të miratohen me procedurë të përshpejtuar për shkak të rëndësisë së tyre.
Kundër miratimit të projektligjeve me procedurë të përshpejtuar u shpreh deputeti i PDK-së, Përparim Gruda.
“Është e pamundur edhe unë që jam jurist me i lexu dhe procesu këto. Ne jemi kundër. Mbi të gjitha pse është e rëndësishme që këto ligje kaq të rëndësishme të shqyrtohen në procedurë të përshpejtuar”, tha ai.“Jemi thirrur për t’i kaluar dhjetë ligje të zakonshme të domosdoshme për qytetarët, por për t’iu ikur procedurave të rregullta. Me i kalu dhjetë ligje pa debat, transparencë dhe përgjegjësi”, tha ajo.
Ndërkaq, shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, pyeti mazhorancën për urgjencën e miratimit të këtyre ligjeve.
Në rend të ditës për shqyrtim janë këto projektligje:
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 10/L-028 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 10/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 10/L-027 për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 10/L-021 për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 10/L-023 për Shtetësinë e Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 10/L-024 për Lëndët Plasëse,Përkundër debateve Kuvendi miratoi shmangien e afateve procedurale për miratimin e këtyre projektligjeve.