Lushaku i reagon Kurtit: A e patë kush po i do zgjedhjet? Për president duhet kompromis, jo imponim
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Lushaku i reagon Kurtit: A e patë kush po i do zgjedhjet? Për president duhet kompromis, jo imponim
lushaaku foto konferenca1234
24/04/2026 - 22:42
Linku u kopjua

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, tha se kryeministri Albin Kurti ”po na çon në zgjedhje’’. Ajo vlerësoi se Kurti ka dështuar në qeverisje dhe se pushtetin që ia kanë dhënë qytetarët, ai po ua kthen në krizë. Sa i përket çështjes së presidentit, Lushaku, tha se për kryetarin e shtetit duhet kompromis e jo imponim.

Postimi:

ALBINI PO NA ÇON NË ZGJEDHJE

A e patë kush po i don zgjedhjet? Ai që e nisi fushatën me video, me akuza e me shantazh.

Pse, Albin?! Sepse qeverisja t’ka dështu. Sepse s’po din e s’po don me e zgjidh as çështjen e presidentit. Sepse për ty kompromisi është dobësi, jo demokraci.

Krejt pushtetin ta kanë dhanë qytetarët, e sot po ua kthen me krizë.

Për president duhet kompromis, jo imponim. Në demokraci nuk vendos një njeri, por marrëveshja.

Po ti nuk don marrëveshje. Ti don zgjedhje.

Don me ikë prej përgjegjësisë, e me e mbulu dështimin me fushatë.

Në rregull. Hajde. Shkojmë në zgjedhje.

Veç mos harro: Presidenti do të bëhet sepse qytetarët tashmë e kanë pa që i ke përgjegjësitë, por për ego po prodhon vetëm kriza.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026