Leonat Vitija largohet nga FC Prishtina pas dy sezonesh
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Leonat Vitija largohet nga FC Prishtina pas dy sezonesh
New Project - 2026-06-16T183820.568
16/06/2026 - 20:40
Linku u kopjua

Qendërmbrojtësi Leonat Vitija nuk do të jetë më pjesë e FC Prishtinës.

Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht nga vetë klubi kryeqytetas, i cili ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit pas skadimit të kontratës së lojtarit.

25-vjeçari ishte një shtyllë e rëndësishme e mbrojtjes bardhekaltër gjatë dy viteve të fundit.

Në mesazhin e lamtumirës, klubi u kujdes që ta falënderojë mbrojtësin për gjithçka që dha në fushë:

"FC Prishtina i shpreh mirënjohje për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë këtyre dy viteve dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës së tij."

Në edicionin që lamë pas, Vitija la gjurmë duke regjistruar gjithsej 31 paraqitje në të gjitha garat, ku dha kontributin e tij në kampionat, në garën për Kupë, si dhe në ndeshjet evropiane.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026