LVV “godet” LDK-në, ia merr edhe një mandat
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
LVV “godet” LDK-në, ia merr edhe një mandat
kuvendi-that2-270426
17/06/2026 - 08:17
Linku u kopjua

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 53 ulëse në Kuvendin e Kosovës, pas numërimit të shumicës së votave nga diaspora dhe përfaqësitë diplomatike, ndërsa procesi i numërimit ende nuk ka përfunduar. Pas ndryshimeve të fundit në ndarjen e mandateve, LVV fitoi mandatin e 53-të në "kurriz" të LDK-së.

Kjo e fundit (LDK), tashmë ka rënë në 18 ulwse.

Sipas rezultateve të deritanishme të KQZ-së, VV-ja prin me 47.07 për qind të votave, duke grumbulluar 374 mijë e 995 vota dhe 53 ulëse në Kuvend. Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës me 22 mandate dhe 19.49 për qind të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 18 ulëse me 16.74 për qind. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 7 mandate me 6.73 për qind të votave.

Megjithatë, rezultati përfundimtar mbetet i hapur. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezit, sot do të përfundojë numërimi i votave me postë, ndërsa nis numërimi i votave me kusht.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026