Vuçiq i “mërzitur”, nuk pret ndryshime thelbësore në Kosovë pas reduktimeve në KFOR
4-Fourth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Vuçiq i “mërzitur”, nuk pret ndryshime thelbësore në Kosovë pas reduktimeve në KFOR
vuciq putin
16/06/2026 - 19:03
Linku u kopjua

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk pret ndryshime të rëndësishme në terren pas paralajmërimit të NATO-s për zvogëlimin gradual të numrit të pjesëtarëve të KFOR-it në Kosovë gjatë vitit të ardhshëm.

Gjatë një vizite zyrtare në Tbilisi të Gjeorgjisë, ai tha se Shtetet e Bashkuara me shumë gjasë do ta reduktojnë praninë e forcave të tyre në kuadër të misionit paqeruajtës, por sipas tij kjo nuk do të ndikojë në gjendjen e sigurisë.

“SHBA-ja me siguri do ta zvogëlojë gradualisht praninë e saj, por të tjerët do ta mbajnë numrin në të njëjtin nivel, kështu që në thelb asgjë nuk do të ndryshojë”, deklaroi Vuçiq, raportojnë mediet në Serbi, transmeton KosovaPress.

Ai tha se pret që KFOR-i dhe NATO-ja të vazhdojnë të garantojnë sigurinë e serbëve dhe të objekteve fetare në Kosovë.

Deklarata e presidentit serb vjen pasi NATO njoftoi më 12 qershor se, për shkak të përmirësimit të situatës së sigurisë, do të nisë një proces gradual të sic u quajt, optimizimit të misionit në Kosovë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026