Sami Lushtaku i kundërpërgjigjet Dejona Mihalit: Kush të ka sjellë në Kosovë, shërbimi grek, serb apo rus?
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Sami Lushtaku i kundërpërgjigjet Dejona Mihalit: Kush të ka sjellë në Kosovë, shërbimi grek, serb apo rus?
Sami-Lushtaku
16/06/2026 - 22:28
Linku u kopjua

Kryetari i Skënderajt Sami Lushtaku iu kundërpërgjigj zyrtares së Lëvizjes Vetëvendosje Dejona Mihali, e cila e përmendi në një postim për Përparim Ramën, duke e lidhur me “krimin e organizuar”.

Lushtaku e pyet Mihalin se çfarë misioni ka në Kosovë, kush e paguan dhe “a të ka sjellur në Kosovë shërbimi grek, serb apo rus?”.

Postimi i  plotë:

Ti Dejona e Aleksandrit nga Greqia,

Meqë së fundi më ke përmendur shpesh, ta dish që grupi i vetëm kriminal për të cilin duhet të japni shumë përgjigje jeni ju.

Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje?

Si është e mundur që Vetëvendosje dhe i gjithë pushteti i saj në Kosovë të drejtohet nga një greke e dyshimtë?

Prej nga vjen dhe kush të qëndron prapa?

Kush të financon ty?

Çfarë misioni ke në Kosovë?

Për kë punon ti?

A të ka sjellur në Kosovë shërbimi grek, serb apo rus?


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026