Panairi i librit në Prishtinë nga e mërkura e deri më 21 qershor
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Panairi i librit në Prishtinë nga e mërkura e deri më 21 qershor
librir-1234
16/06/2026 - 22:15
Linku u kopjua

Panairi i 26-të i Librit "Prishtina 2026" hapet të mërkurën(17 qershor).  Organizohet nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, me ndihmën nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës dhe Pallati i Rinisë.

Ceremonia e hapjes do të bëhet në orën 12:00.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga 9:00-21:00. Panairi do të mbyllet më 21 qershor në orën 19:00.

Marrin pjesë mbi 60 botues shqiptarë.

Numri i titujve të rinj rreth 2000, ndërsa numri i titujve të viteve të fundit – rreth 6000

Do të mbahen mbi 40 aktivitete, promovime, autorë të pranishëm në panair.

 I ftuari i nderit është shkrimtari italo-francez Francesco Rapazzini

Panairin pritet ta vizitojnë rreth 30.000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës.

Ky panair përkon edhe me përvjetorë të rëndësishëm që do të shënohen me aktivitete, përkujtime e debate.

Do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë e kombëtarë, profesionistë të librit, botues, përkthyes e librarë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026