Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje Dejona Mihali dhënë disa shpjegime për babain dhe familjen e saj, në një postim me sulme ndaj kryetarit të Skënderajt, Sami Lushtaku.
Kryetari Lushtaku e pyeti Mihalin se çfarë misioni ka në Kosovë, kush e paguan dhe “a të ka sjellë në Kosovë shërbimi grek, serb apo rus?” pyeti ai, pasi Mihali paraprakisht e përmendi në një postim Lushtakun.
U lajmërua dhe bosi i Përpamiut, samiulushtaku dora vet. Mirë bëre. Se çdo herë po mbetesh pas shpinës së Ganimetes. Ajo e nderuara, çdo ditë kujdestari pas emrit tënd.
Aty ku e do ti. Të ngecur, nëpër marifetet e tua dhe atyre që të vinë rrotull. E do një PDK sa për vete, sa me t’i la ty gjynahet. Po dije që dhe ata një ditë kanë me u largu nga ty, se nuk ta kanë me borxh.
Sa për Aleksandrin, që ta dish, se për ta kuptuar nuk kupton dot: Nënkolonel Aleksandër Mihali ka lindur në Tiranë e do vdes po atje, ku i ka varret e babës, nënës e krejt familjes.
E ti?
Veç ai vit i luftës, shyqyr zotit që e ke dhe atë.
Por edhe për atë mbase me të pyet kur erdhe në luftë o zotëri? Në cilin muaj e vit?