Siguri
Raporti i ekspertëve britanik konfirmon shqetësimet për funksionimin e Speciales
Shqetësime serioze lidhur me funksionimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka konstatuar edhe raporti preliminar i një autoriteti të pavarur ndërkombëtar, raporton KosovaPress. Ky raport evidenton shqetësime serioze lidhur me “kohëzgjatjen e paraburgimit, mungesën e mundësive reale për lirim të parakohshëm dhe kufizimet e komunikimeve familjare por edhe ato profesionale me ekipet e mbrojtjes”. Kështu ka njoftuar Avokati i Popullit, Naim Qelaj, i cili bëri të ditur se ky raporti i “Bar Human Rights Committee of England & Ëales” konfirmon edhe shqetësimet e ngritura më parë nga vet Institucioni i Avokatit të Popullit. Sa i përket çështjes së paraburgimit dhe kufizimit të të drejtave gjatë qëndrimit në paraburgim, raporti evidenton shqetësime serioze lidhur me kohëzgjatjen e paraburgimit, mungesën e mundësive reale për lirim të parakohshëm dhe kufizimet e komunikimeve familjare por edhe ato profesionale me ekipet e mbrojtjes. Dhe për më tepër, raporti konstaton se lirimi në Holandë ku zhvillohet procedura penale nuk është i mundur. Duke krijuar një pengesë strukturore që rëndon pozitën e të akuzuarve. Pra, edhe fakti që deri më sot ka pasur shumë pak lirime të parakohshme edhe pse kanë kaluar disa vite nga fillimi i procesit dhe nga momenti kur janë paraburgosur personat që janë atje, le të kuptosh që një pretendim i tillë jo vetëm që mund të ngritet si shqetësim por edhe mund të evidentohet si fakt konkret”, ka deklaruar ai. Lajmi në zhvillim...
Më shumë nga Siguri
Total: 479
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026