Ndalohen në Ferizaj dy të dyshuar, njëri për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ndalohen në Ferizaj dy të dyshuar, njëri për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Prokuroria Themelore Ferizaj1234
28/04/2026 - 15:46
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Ferizaj bëri të ditur u ndaluan 48-orë një i dyshuar- noter në komunën e Ferizajt, për shkak të dyshimit të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe një i dyshuar për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit të Departamentit të Krimeve të Rënda, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh,  një (1) person të dyshuar- noter në komunën e Ferizaj, për shkak të dyshimit të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, si dhe një (1) person për shkak të dyshimit të veprës penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale” nga neni 333 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndalimi i dy të pandehurve në këtë rast është bërë si rezultat i vazhdës së hetimeve që ndërlidhet me rastin paraprak, ku më herët nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, u ndaluan edhe tre persona të tjerë, për shkak të dyshimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të pandehurve në këtë çështje penale, do të vazhdoj tutje me procedurat dhe verpimet e nevojshme ligjore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026