Tre të ndaluar në Ferizaj për keqpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh
Siguri
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Tre të ndaluar në Ferizaj për keqpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh
Gjykata-Themelore-Ferizaj1234
28/04/2026 - 13:10
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se janë ndaluar tre persona të dyshuar për disa vepra penale, përfshirë keqpërdorim të detyrës zyrtare, falsifikim dokumentesh dhe legalizim të përmbajtjes së rreme.

Sipas Prokurorisë, me vendim të Prokurorit të Shtetit të Departamentit për Krime të Rënda është lëshuar aktvendim për fillimin e hetimeve, ndërsa me urdhër të Gjykatës Themelore në Ferizaj është realizuar kontroll në shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të të dyshuarve. Pas kësaj, të njëjtit janë ndaluar për 48 orë.

Autoritetet bëjnë të ditur se dy nga të pandehurit nuk kanë angazhuar avokat mbrojtës, prandaj me urdhër verbal të prokurorit është kërkuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës që të caktojë avokatë sipas detyrës zyrtare.

Megjithatë, sipas Prokurorisë, zyra koordinuese e Odës fillimisht ka kërkuar detaje shtesë lidhur me identitetin e të pandehurve dhe veprat penale, çka është konsideruar si pengesë në zhvillimin e procedurës hetimore. Prokurori i Shtetit ka paralajmëruar për pasojat ligjore në rast të moszbatimit të kërkesave nga organet e rendit dhe drejtësisë.

Sipas një komunikate, hetimet lidhur me këtë rast janë në zhvillim.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026