Sekuestrohen mbi 120 mijë euro, ndalohen katër shtetas rumunë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Sekuestrohen mbi 120 mijë euro, ndalohen katër shtetas rumunë
Parattt
29/04/2026 - 16:08
Linku u kopjua

Policia e Kosovën bën të ditur se në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka zbuluar dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme parash të padeklaruara në Pikën e Kalimit Kufitar “Dheu i Bardhë”, transmeton KosovaPress.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit në vijën e dytë është ndaluar për kontroll të detajuar një automjet i tipit BMW, me ngjyrë të zezë, i cili kishte hyrë në Republikën e Kosovës përmes Serbisë. Në automjet ndodheshin katër persona, shoferi dhe tre pasagjerë, të gjithë shtetas të Rumanisë.

Fillimisht, të dyshuarit kanë deklaruar se nuk kishin asgjë për të deklaruar. Megjithatë, gjatë kontrollit të detajuar, duke përdorur pajisje të specializuara përfshirë video-kamerë kontrolli, zyrtarët policorë dhe doganorë kanë zbuluar para të fshehura në pjesë të ndryshme të automjetit.

Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar mbi 122 mijë euro dhe mbi 4 mijë lei rumunë. Mjetet monetare janë dorëzuar tek Dogana e Kosovës për procedura të mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës ka theksuar përkushtimin e saj në luftimin e aktiviteteve ilegale që dëmtojnë ekonominë dhe interesin e qytetarëve, duke riafirmuar vendosmërinë për parandalimin dhe goditjen e çdo veprimtarie të paligjshme në vend.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026