“Intelegjenca amerikane ka dështuar”, ekspertët e sigurisë e vlerësojnë sulmin ndaj Donald Trump
Tema
Lexohet për: 4 min.
Dëgjoje me zë...
“Intelegjenca amerikane ka dështuar”, ekspertët e sigurisë e vlerësojnë sulmin ndaj Donald Trump
shalaa elezii
26/04/2026 - 18:56
Linku u kopjua

Mbrëmë u sulmua presidenti amerikan, Donald Trump në Drakën vjetore të Korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Ky sulm ndodhi në një hotel në Uashington dhe të shtënat ishin vetëm pak metra larg presidentit amerikan dhe të gjithë anëtarëve kryesorë të kabinetit të tij, nga zëvendëskryetari J.D. Vance te Prokurori i Përgjithshëm, Todd Blanche dhe Drejtori i FBI-së, Kash Patel.

Ky sulm nga ekspërt të sigurisë në Kosovë po vlerësohet prek drejtëpërdrejt sigurinë publike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi thotë së nga ky sulm tregohet qartazi se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump mbetet subjekt i grupeve të caktuara për ta privuar nga jeta.

“Ky sulm ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump edhe njëherë tregon qartazi se presidenti i ShBA-ve mbetet subjekt i grupeve të caktuara apo shërbimeve të huaja për ta privuar nga jeta. Ne kemi parë edhe raste tjera, për shembull sulmi gjatë fushatës ku atentatori është eliminuar dhe kemi parë një përpjekje të vazhdueshme që lidhet edhe më cështje politike”, tha Elezi.

Më tej, Elezi shton se personat kryesor që ishin kompetentë për sigurimin e vendit ku mbahej kjo darkë, e kanë neglizhuar dhe nuk e kanë trajtuar konform standardeve që SHBA-të kanë në raport me sigurinë e udhëheqësve të lartë.

Kjo përformancë nuk tingëllon mjaftueshëm mirë sa i përket organizimit të protokollit të sigurisë së presidentit të Amerkës. Krijimi i rrethanave që të kemi porta të reja nga ku një sulmues i vetëm do të kishte mundësi që të godiste apo të shkepte tetë herë radhazi armën e zjarrit dhe ta rrezikonte drejtpërdrejt jetën e presidentit dhe familjes së tij, si dhe të pranishëmëve të tjerë tregon qartazi se agjentët federal që kishin obligim të sigurojnë në kohë reale informacionet për personat që ndodhen në hotelin në fjalë, apo për rrezikun që mund t’i kanoset presidentit, e kanë neglizhuar apo nuk e kanë trajtuar konform standardeve që SHBA ka në raport me sigurinë e udhëheqësve të lartë”, tha tutje Elezi.

Ndërsa Drizan Shala, eksperti tjetër i sigurisë vlerëson se ky sulm prek drejtëpërdrejt sigurinë publike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sulmi është një ngjarje që prek drejtëpërdrejt sigurinë publike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tregon rritjen e tensioneve dhe rrezikut nga personat e radikalizuar nga pozicionimi i polarizimit të lartë politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ekspozimi i madh i presidentit, Donald Trump por njëkohësisht është një nga fenomenet që më së shumti aplikohet në SHBA”, u shpreh Shala.

E që sipas tij, tashmë institucionet intelegjente amerikane kanë dështuar dhe se do të duhej të kenë një përqëndrim më të thukët ndaj Trumpit.

“Ky rast dëshmon faktin që institucionet intelegjente atje tashmë kanë dështuar sepse kanë lejuar që një person i radikalizuar, në formën e një qëndrimi, qoftë politik apo ideologjik sa i përket sulmit të presidentit amerikan është fakti që intelegjenca amerikane ka dështuar do të duhej të rrijë e aktualizuar dhe të kemi një përqëndrim më të thukët në drejtim të personalitetit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shtoi tutje Shala.

Motivet e sulmit ende janë të panjohura për institucionet amerikane, derisa sulmuesi tashmë është identifikuar dhe arrestuar. Ai është 31-vjeçari nga Kalifornia, Cole Tomas Allen dhe punonte si mësues dhe zhvillues videolojërash.

U.d. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu ka shprehur solidaritet me popullin amerikan pas sulmit në Uashington.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026