Policia e Kosovës bëri të ditur se në Gjakovë ka arrestuar në flagrancë një person të dyshuar për vjedhje të rëndë.
Në njoftim thuhet se i arrestuar B. K., i cili dyshohet se është i përfshirë edhe në disa raste të tjera të vjedhjeve, është intervistuar nga zyrtarët e Sektorit të Hetimeve dhe në koordinim me prokurorin e Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti “Vjedhje e rëndë” dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Me datën 29 prill 2026, përmes kanaleve zyrtare të Policisë së Kosovës, është pranuar informata për një vjedhje në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë.
Njësitë patrulluese i janë përgjigjur thirrjes menjëherë, mirëpo personi i dyshuar (mashkull, i moshës madhore) ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Zyrtarët policorë kanë nisur menjëherë grumbullimin e informacioneve dhe përshkrimit të personit për të bërë të mundur identifikimin dhe lokalizimin e tij.I dyshuari B. K., i cili dyshohet se është i përfshirë edhe në disa raste të tjera të vjedhjeve, është intervistuar nga zyrtarët e Sektorit të Hetimeve dhe në koordinim me prokurorin e Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti “Vjedhje e rëndë” dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në parandalimin e krimit dhe rritjen e sigurisë për të gjithë qytetarët.