Kuçi: “Russia Today” po e dëshmon lidhjen e Moskws me sulmet serbe në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kuçi: “Russia Today” po e dëshmon lidhjen e Moskws me sulmet serbe në Kosovë
Gurakuc Kuci 1
29/04/2026 - 15:07
Linku u kopjua

Publikimi i një artikulli me përmbajtje propagandistike sipas ekspertit të çështjeve të sigurisë, Gurakuç Kuçi është dëshmi se Serbia dhe Rusia në mënyrë indirekte janë organizatore të sulmeve terroriste në Kosovë.

RT Balkan publikoi një artikull ku pretendohej se serbët po “keqtrajtoheshin në burgjet e Kosovës”.

“Russia Today, me seli në Serbi, dje, përmes një artikulli propagandistik kundër Kosovës, na tregoi në mënyrë indirekte se Serbia, së bashku me Rusinë, janë organizatore të sulmeve terroriste kundër Kosovës”, ka shkruar Kuçi në rrjetin social X.

Kuçi ka potencuar se ky artikull i RT Balkan erdhi pasi Gjykata në Kosovë dënoi tre serbë për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, ndërsa u plagosën tre të tjerë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026