​Të maskuar dhe me motoçikletë, sulm me armë zjarri ndaj një auto sallon
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Të maskuar dhe me motoçikletë, sulm me armë zjarri ndaj një auto sallon
polic
26/04/2026 - 10:26
Linku u kopjua

Në magjistralen Prishtinë–Ferizaj, në orët e para të mëngjesit të datës 25.04.2026, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në drejtim të një auto salloni.

Sipas informacioneve fillestare, persona të panjohur, të veshur me rroba të zeza dhe me helmeta në kokë, të cilët dyshohet se po lëviznin me një motoçikletë, kanë shtënë me armë zjarri drejt objektit.

Si pasojë e të shtënave, janë dëmtuar rreth gjashtë vetura si dhe katër xhama të objektit, ndërsa vlera e dëmit material ende nuk është bërë e ditur.

Në vendin e ngjarjes, njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar 16 gëzhoja.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa rasti është duke u hetuar nga autoritetet përkatëse.



/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026