Pranohet marrëveshja për fajësi ndaj Sllobodan Radenkoviq për sulmin ndaj KFOR-it
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Pranohet marrëveshja për fajësi ndaj Sllobodan Radenkoviq për sulmin ndaj KFOR-it
Sllobodan 290426
29/04/2026 - 10:53
Linku u kopjua

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot është mbajtur seancës dëgjimore në rastin ndaj Sllobodan Radenkoviq, i akuzuar për sulm ndaj KFOR-it në maj të 2023. Në këtë seancë u shqyrtua  marrëveshja e arritur për pranimin e fajësisë në mes të akuzuarit, Radenkoviq dhe Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila parasheh burgim në kohëzgjatje prej dy vitesh për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa për veprën penale “ Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi” parasheh 6 muaj burgim apo gjobë në shumë prej 15 mijë euro.

Kjo marrëveshje e arritur në mes të akuzuarit dhe të organit të akuzës u pranua edhe nga trupi gjykues, dhe gjyqtarja, Medie Bytyqi vendosi qe shpallja e aktgjykimit ndaj Sllobodan Radenkoviq te bëhet sot nga ora 10:30.

I akuzuari për sulm ndaj pjesëtarëve te KFOR-it, Sllobodan Radenkoviq  i pyetur nga kryetarja e trupit gjykues se a është kërcënuar apo joshur për këtë marrëveshje te arritur, ai mohoi një gjë të tillë.

Prokurori special, Bekim Kodraliu tha se  marrëveshja me të akuzuarin Radenkoviq është arritur pa presion dhe në konsultim me mbrojtësit e tij.

Marrëveshja për pranim të fajësisë për veprën penale sulm ndaj personit zyrtar parasheh burgim efektiv prej dy vitesh duke llogaritu edhe kohën e qëndrimit në paraburgim, ndërsa për veprën pjesëmarrjen në turmë,  t’i shqiptohet dënim me burg prej gjashtë muajsh në mundësi të zëvendësohet me gjobë në shumë prej 15 mijë euro.

Edhe mbrojtja e të akuzuarit,  Sllobodan Radenkoviq  tha se qëndrojnë pranë marrëveshjes së arritur për pranim të fajësisë nga ana e klientit të tyre e cila është arritur me Prokurorinë Speciale.

Avokatja, Bojana Srbljak kërkoi nga gjykata që t’i mundësohet të akuzuarit, Radenkoviq që gjobën prej 15 mijë euro ta paguajë më këste përgjatë dy viteve.

Gjyqtarja e këtij rasti, Medije Bytyqi e pranoi marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë nga i akuzuari, Sllobodan Radenkoviq.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë kundër të akuzuarir Sllobodan Radenkoviq për kryerjen e veprave penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.

Sipas aktakuzës, më 29.05.2023 nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orët e mbrëmjes, në perimetrin e objektit të Komunës së Zveçanit, i akuzuari, në bashkëkryerje dhe koordinim me persona të tjerë, dyshohet se ka marrë pjesë aktive në një grup që ka ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të misionit paqeruajtës KFOR dhe Policisë së Kosovës.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026