“Lajmero Policinë”, rreth 600 raportime për tre muaj në Ferizaj
Tema
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
“Lajmero Policinë”, rreth 600 raportime për tre muaj në Ferizaj
policia pranga
26/04/2026 - 13:28
Linku u kopjua

Përdorimi i aplikacionit mobil “Lajmero Policinë”, po shënon rritje të vazhdueshme të përdorimit nga qytetarët e komunës së Ferizajt, duke u shndërruar në një nga format më të përdorura për raportimin e rasteve tek Policia e Kosovës. Autoritetet policore në Ferizaj thonë se ky aplikacion po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e bashkëpunimit me qytetarët dhe në identifikimin më të shpejtë të rasteve në terren.

Kapiteni i Policisë së Kosovës në komunën e Ferizajt, Gani Pajaziti, ka bërë të ditur për KosovaPress, se aplikacioni u mundëson qytetarëve të raportojnë raste në mënyrë anonime, pa qenë e nevojshme të japin të dhënat personale.

Pajaziti ka bërë dhe një krahasim të statistikave, ku gjatë vitit 2024-25 ishin mbi 660 thirrje, ndërkohëvetëm në tre mujorin e parë të vitit 2026 ishin mbi 600 thirrje në aplikacion.

Ai ka theksuar se përveç aplikacionit, linja emergjente 192 mbetet forma kryesore e komunikimit mes qytetarëve dhe policisë, përmes së cilës raportohen incidentet dhe kërkohet ndihmë në situata të ndryshme.

Në linjën emergjente në vitin 2025, qendra e komunikimit ka pasur mbi 102 mijë e 550 thirrje.

Pajaziti ka prezantuar edhe statistika të tjera që lidhen me punën e policisë në këtë rajon gjatë muajve të fundit. Sipas tij, janë pranuar mbi një mijë shkresa zyrtare nga stacionet policore, ndërsa rreth 450 raporte të tjera janë hartuar nga policia.

Policia e Kosovës ka zhvilluar në vitet e fundit disa mekanizma për të lehtësuar komunikimin me qytetarët dhe raportimin e rasteve të ndryshme në terren. Një nga këto mekanizma është aplikacioni mobil “Thirr Policinë”, i cili u mundëson qytetarëve të dërgojnë informata dhe raportime në mënyrë të shpejtë dhe anonime.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026