Spiunoi për BIA-n, Jelena Gjukanoviq dënohet me 6 vjet burgim
Lajme
Lexohet për: 4 min.
Dëgjoje me zë...
Spiunoi për BIA-n, Jelena Gjukanoviq dënohet me 6 vjet burgim
Jelena Gjukanoviq 270426
27/04/2026 - 13:40
Linku u kopjua

Gjykata Themelore e Prishtinës e shpallur fajtore, duke e dënuar me gjashtë vjet burgim për veprën penale për spiunazh, Jelena Gjukanoviqin.

Vendimin e bëri të ditur gjyqtari, Rrahman Beqiri i cili tha se Gjukanoviq shpallet fajtore. Siç tha ai, në dënim i llogaritet edhe masa e paraburgimit nga 28 shkurti i vitit 2025, duke iu vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.

Gjithashtu, mbrojtja e të akuzuarës mund të ankohet brenda 30 ditësh në Gjykatën e Apelit.

“Sot në praninë e prokurorit special, të akuzuarës dhe avokatëve mbrojtës në seancë të hapur dhe publike në emër të popullit shpallë këtë aktgjykim: Jelena Gjukanoviq shpallet fajtor për shkak veprës penale spiunazhi, andaj gjykata bazuar në dispozitat e kodit penal dhe të kodit të procedurës penale e gjykon dënim me burgim kohëzgjatje prej 6 vjetëve, i cili do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë të këtij aktgjykimi. Në dënimin e shqyrtuar me burg i llogaritet edhe masa e paraburgimit 28 shkurt 2025 e tutje. I vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi. Lejohet ankesa prej 30 ditësh nga dita kur e pranojnë aktgjykimin me shkrim. Gjykata lidhur me këtë vendim do të nxjerrë aktgjykim me shkrim të detajuar, do paraqes arsyejet për secilin pikë të këtij aktgjykimi”, tha Beqiri. 

Në fjalën përfundimtare, Prokuroria ka kërkuar dënim me burgim prej 25 vjetësh (dënim maksimal).

Sipas prokurorisë, rasti lidhet me veprimtari që rrezikojnë rendin kushtetues dhe sigurinë shtetërore.

Në anën tjetër, mbrojtja e të akuzuarës ka kundërshtuar vazhdimisht akuzat gjatë gjithë procesit gjyqësor, duke kërkuar lirimin e saj dhe duke mos pranuar pretendimet e prokurorisë.

Në seancën fillestare në shtator të vitit 2025 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, zyrtarja e misionit të OSBE-së në Kosovë, Jelena Gjukanoviq është deklaruar e pafajshme lidhur me akuzën për spiunazh.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 2 shtator 2025 kishte ngritur aktakuzë ndaj Jelena Gjukanoviqit.

Në seancën fillestare në shtator të vitit 2025 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, zyrtarja e misionit të OSBE-së në Kosovë, Jelena Gjukanoviq është deklaruar e pafajshme lidhur me akuzën për spiunazh.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 2 shtator 2025 kishte ngritur aktakuzë ndaj Jelena Gjukanoviqit, e cila ngarkohet se nga data e pacaktuar e në vazhdimësi deri në momentin e arrestimit të saj, më datë 28 shkurt 2025, në cilësinë e zyrtares vendore të misionit të OSBE-së në Kosovë, pranë Zyrës Rajonale në Mitrovicë, në pozitën “Zyrtare e Programit Kombëtar në Qendrën Rajonale në Mitrovicë”, me vetëdije të plotë dhe me dashje direkte ka kryer veprime të përsëritura që përbëjnë ndihmë aktive për veprimtarinë informative të Agjencisë për Inteligjencë dhe Siguri të Republikës së Serbisë (e njohur si BIA), duke i ofruar të dhëna, dokumentet dhe informacione të ndjeshme, të siguruara gjatë ushtrimit të detyrës së saj zyrtare në kuadër të aktivitetit të misionit të OSBE-së, ndihmë kjo e realizuar përmes komunikimeve të shumta me tani të dënuarin për veprën penale të spiunazhit, agjentin rezident të BIA-s, Aleksandër Vllajiq.

Aktakuza thotë se Gjukanoviq i ka përcjell Vllajiqit informacione të dokumentuara që lidhen drejtpërdrejt me rendin kushtetues, sigurinë institucionale dhe veprimtarinë e brendshme të institucioneve të Republikës së Kosovës, të cilat informacione pastaj janë transmetuar tek zyrtarët e lartë të BIA-s, tek përgjegjësi i BIA-s për rajonin e Novi Pazarit në Serbi dhe BIA-s në Beograd.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026