Lëndohen tre persona në Podujevë, dyshohet për një shpërthim të bombolës së gazit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Lëndohen tre persona në Podujevë, dyshohet për një shpërthim të bombolës së gazit
Tre persona janë lënduar nga një shpërthim në Podujevë, që dyshohet të ketë qenë nga bombola e gazit.
Rasti ka ndodhur sot (e hënë) rreth orës 08:30, në një lokal në rrugën “4 Dëshmorët” në Podujevë.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në urgjencën e qytetit.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“
Sot rreth orës 08:30 , në një lokal në rrugën ‘4 Dëshmorët’ në Podujevë, ka ndodhur një shpërthim. Zyrtarët policor janë angazhuar menjëherë në vendit të ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi, ku tre persona kanë pësuar lëndime.”
Ajo ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në urgjencën e qytetit.
“Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në urgjencën e qytetit. Policia është në vendngjarje dhe po merret me trajtimin e rrethanave të ngjarjes”, tha Ahmeti.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.