Video
“Kosova eksportuese e sigurisë”, miratohet vendimi për zbarkimin e trupave të FSK-së në Gaza
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka miratuar vendimin e qeverisë për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza. Ky vendim u përkrah nga të gjithë anëtarët e komisionit pa dallime partiake, përveç anëtarit nga Lista Serbe. Megjithatë, nga opozitarët u kërkua që ushtarët e FSK-së që zbarkojnë atje të kenë mbështetjen e plotë në aspektin logjistik, shëndetësor dhe financiar. Kërkesë kjo e cila u tha është zbatuar nga Ministria e Mbrojtjes. Anëtari i komisionit, deputeti i PDK-së, Rrahman Rama, duke shprehur mbështetjen ndaj këtij vendimi, tha se Kosova tani nuk është vetëm konsumuese e sigurisë, por edhe kontribuuese dhe prodhuese e saj. Mbështetje këtij vendimi i ofroi edhe anëtari i komisionit nga radhët e LDK-së, Fadil Hadergjonaj, por shprehu edhe nevojën që ushtarët e FSK-së të kenë mbështetjen e nevojshme nga shteti. Të gjitha këto kërkesa janë zbatuar nga ekzekutivi, sipas deputetit të LVV-së, Enver Dugolli. Krahas kësaj, komisioni diskutoi edhe për vizitën në kampin “Enver Zymberi” të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, për çka u nxit debat mes deputetëve. Në fund, propozimi i deputetes së AAK-së, Albana Bytyqi, për të shkuar në këtë kamp nuk mori mbështetjen e nevojshme. /KosovaPress/
Më shumë nga Video
Total: 567
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026