Reflektimi dhe angazhimi për të mbështetur të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale të Luftës, si një nga plagët më të heshtura të luftës në Kosovë, duhet të jetë obligim i vazhdueshëm institucional në Kosovë.
Kjo ishte porosia kryesore që doli nga një tryeze të organizuar nga Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës me rastin e shënimit të Ditës Memoriale për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale të Luftës.
Kurti tha se deri tashti, Komisioni përkatës ka njohur dhe verifikuar 1925 raste të dhunës seksuale gjatë luftës, ndërsa shtoi se është edhe një numër i konsiderueshëm i të mbijetuarve që vazhdojnë të mos aplikojnë për shkak të stigmatizimit.
Nënkryetari i Kuvendi të Kosovës, Ardian Gola theksoi se mijëra qytetarë të Kosovës u përballën me këtë krim gjatë luftës, ndërsa për vite me radhë kjo plagë, sipas tij, u trajtua si çështje private, ndonëse ishte një tragjedi kolektive. Ai vuri në dukje se pavarësisht përparimeve ligjore dhe institucionale ndër vite, drejtësia për viktimat mbetet e paplotë.Ai theksoi gjithashtu se dhuna seksuale gjatë luftës nuk ishte rastësi, por politikë e organizuar shtetërore nga Serbia.
Personi i parë që ka pranuar publikisht se ka qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës ishte Vasfije Krasniqi Godman.