Shëndetësi
Gratë janë në rrezik më të madh nga sëmundjet e zemrës, ja pse
Një ndryshim i thjeshtë në kodin gjenetik, dy kromozome X kundrejt një kromozomi X dhe një kromozom, mund të çojë në ndryshime të mëdha në sëmundjet e zemrës. Rezulton se këto dallime gjenetike prekin jo vetëm organet intime dhe gjininë e caktuar në lindje, por ato ndryshojnë rrënjësisht mënyrën se si sëmundjet kardiovaskulare zhvillohen dhe paraqiten. Gratë kanë më shumë gjasa se burrat të vdesin pas sulmit të parë në zemër ose goditjes në tru. Ato gjithashtu kanë më shumë gjasa të kenë simptoma shtesë ose të ndryshme të sulmit në zemër përtej dhimbjes së gjoksit, të tilla si marramendje, dhimbje nofullash dhe lodhje. Ndërsa gratë në para-menopauzë kanë një rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare, rreziku kardiovaskular përshpejtohet në mënyrë dramatike pas menopauzës. Përveç kësaj, nëse një grua ka diabet 2, rreziku për sulm në zemër përshpejtohet dhe bëhet i barabartë me atë të meshkujve, shkruan Conversation. Pavarësisht dallimeve, një gjë kryesore është e njëjtë - sulmi në zemër, goditje në tru dhe forma të tjera të sëmundjeve kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjes për të gjithë njerëzit, pavarësisht nga gjinia.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024