Shëndetësi
Quni: Ushtarët rrezikojnë jetën për Kosovë, qeveria rrezikon shëndetin e tyre
Derisa ushtarët tanë rrezikojnë jetën për sigurinë e Kosovës, qeveria po e rrezikon shëndetin e tyre përmes papërgjegjshmërisë. Kështu ka thënë nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni derisa e ka quajtur të turpshme mënyrën e furnizimit me ushqim për ushtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës. Në një konferencë për media, Quni tha se kjo situatë alarmante është si rezultat i dështimit të qeverisë për të planifikuar dhe menaxhuar shërbimet për FSK-në. "Qëndroj me shqetësim të thellë për mirëqenien e forcave të sigurisë së Kosovës, ndërsa përballemi me një tjetër shembull të qartë të menaxhimit dhe neglizhencës së qeverisë aktuale ndaj ushtarëve tanë. Së fundi, u zbulua  se stafi që është përgjegjës për ofrimin e ushqimit  për forcat tona, kuzhinierët kanë njoftuar se nuk do të para qiten më në  punë pas datës 11 tetor. Kjo situatë alarmante e konfirmuar nga komandant Jashari, në një letër drejtuar ministrisë së mbrojtjes, është rezultat i dështimit të qeverisë për të planifikuar dhe menaxhuar shërbimet thelbësore për ushtarët tanë", tha Quni. Quni theksoi se ushtarët po përballen me rrezikun real të helmimit nga ushqimi dhe infeksioneve për shkak të kushteve sanitare dhe shërbimeve të pa qëndrueshme ushqimore. Ai tha se kjo situatë ka ndodhur si shkak i mbështetjes së qeverisë në kontrata emergjente të menaxhuara pa transparencë dhe llogaridhënie. Ndër të tjera, Quni potencoi se LDK ka plan të qartë për ta zgjidhur këtë çështje, për çka u shpreh se nën drejtimi e tyre, ushtarët e FSK-së, do të silleshin standardet ndërkombëtare. Ndërkaq, anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj njoftoi se kanë mbledhur nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme, për të adresuar këtë çështje.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024