Shëndetësi
Rritja e temperaturave në Tokë ndikon në vdekjen e njerëzve me probleme mendore
Ndërsa kriza klimatike përkeqësohet, ne njohim fermerë, të korrat e të cilëve po thahen dhe njerëz që humbasin shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve të shfrenuara. Por ka një grup tjetër për të cilin kriza klimatike është një kërcënim potencialisht vdekjeprurës - njerëzit me probleme të shëndetit mendor si skizofrenia, çrregullimi bipolar ose ankthi. Dhe ky kërcënim tashmë është bërë realitet për disa njerëz. Gjatë një vale rekord të të nxehtit në British Columbia në qershor 2021, 8% e njerëzve që vdiqën nga nxehtësia ekstreme ishin diagnostikuar me skizofreni, sipas një studimi të marsit. Kjo e bëri çrregullimin një faktor rreziku më të madh se të gjitha kushtet e tjera që autorët studiuan, duke përfshirë sëmundjen e veshkave dhe sëmundjen e arterieve koronare. ​Cila është temperatura ideale e dhomës në vende të ndryshme? - KosovaPress "Derisa ndryshimi i klimës të vihet nën kontroll, gjërat do të përkeqësohen për fat të keq," tha Robert Feder, një psikiatër në pension me bazë në New Hampshire dhe përfaqësues i Shoqatës Amerikane të Psikiatrisë në Konsorciumin e Shoqërisë Mjekësore për Klimën dhe Shëndetin. “Ndërsa temperatura vazhdon të rritet, këto efekte do të zmadhohen. Do të ketë më shumë stuhi, më shumë zjarre dhe njerëzit do të jenë më të shqetësuar për atë që mund të ndodhë,” tha ai. Rritja e temperaturave është shoqëruar gjithashtu me tentativa për vetëvrasje dhe rritje të shkallës së vizitave në departamentin e urgjencës lidhur me shëndetin mendor, kanë zbuluar disa studime. Ekspozimi afatgjatë ndaj ndotjes së ajrit - të cilin kriza klimatike mund ta përkeqësojë - është lidhur me ankthin e ngritur dhe një rritje të vetëvrasjeve. Ajo që po ndodh në trurin e njerëzve me skizofreni ose gjendje të tjera është vetëm një faktor që i bënë ata më të prekshëm ndaj nxehtësisë ekstreme, ndotjes së ajrit dhe stresit, dhe kanë nevojë për mbështetje, thanë ekspertët. Rekordi mujor i temperaturës globale u thye përsëri në tetor - KosovaPress
Më shumë nga Shëndetësi
Total: 592
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024