Philip G. Zimbardo, psikologu që qëndron pas eksperimentit të diskutueshëm në burgun Stanford ka vdekur në moshën 91-vjeçare. Qëllimi i eksperimentit ishte të përcaktonte se si pozita e eprorit ose vartësit ndikon në një person.
Universiteti Stanford njoftoi dje se Zimbardo vdiq më 14 tetor në shtëpinë e tij në San Francisko. Shkaku i vdekjes nuk u bë i ditur.
Studimi u ndërpre pas gjashtë ditësh, pasi studentët që luanin gardianët u bënë jashtëzakonisht të dhunshëm, ndërsa ata që luanin të burgosurit u bënë të shqetësuar, të dëshpëruar dhe të zemëruar.
Zimbardo u kritikua për marrjen e rolit të mbikëqyrësit, duke u bërë kështu një pjesëmarrës aktiv në studim.
“Eksperimenti tani po përdoret në klasa për të studiuar psikologjinë e së keqes dhe etikën e kërkimit psikologjik me subjektet njerëzore,” tha Stanford.
Studimi i Zimbardo përfshinte gjithashtu punën mbi bindjen, hipnozën, kultet, drojën, perspektivën e kohës, altruizmin dhe dhembshurinë, sipas Universitetit Stanford.