Mbyllet kopshti zoologjik në Shkup, dyshohet për praninë e gripit të shpendëve
Shëndetësi
Lexohet për: 2 min.
Kopshti Zologjik Shkup
2 muaj më parë
Linku u kopjua

“Për shkak të dyshimeve për grip të shpendëve, kopshti zoologjik në Shkup është mbyllur që nga mëngjesi i sotëm. Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë janë duke kryer hetime dhe ende nuk kanë dhënë informacion zyrtar”, raporton Mihajllo Donev, Gazetar.

Më shumë detaje nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari konfirmuan se inspektorët janë duke bërë kontrolle. Deri më tani, nuk është dhënë asnjë këshillë nëse vizitorët duhet të bëjnë ndonjë kontroll mjekësor.

Nga ana tjetër, në një komunikatë nga Kopshti Zoologjik thonë se problemi është fiktiv dhe se inspektorët kanë hyrë në kopshtin zoologjik pa urdhër dhe kanë vrarë disa zogj. Nga aty njoftojnë edhe kallëzim penal ndaj drejtorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe inspektorëve.

“Nga mëngjesi i sotëm, pa urdhër, vendim, apo dëshmi tjetër, inspektorët e AUV-së të shoqëruar nga persona me armë hynë në kopshtin zoologjik të Shkupit dhe masakruan zogjtë. Pa justifikim këta persona me urdhër të drejtorit të AUV-së dhe pa prova deri në këtë moment vranë disa dhjetëra zogj që shëtisnin lirshëm në kopshtin zoologjik. Fjala është për speciet dekorative të patave dhe rosave që jetojnë në parkun e qytetit, dhe kanë qasje natyral në kopshtin zoologjik nga parku i qytetit”

Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari nuk iu përgjigjën akuzave të Kopshtit Zoologjik.

Ish-drejtori i kopshtit zoologjik, Gjorgi Galetanovski, ka konfirmuar se inspektorët janë në terren dhe ka treguar se personat që kanë qenë të pranishëm në kopshtin zoologjik sot në mëngjes janë evakuuar.

“Me sa di unë ka inspektorë nga AUV, nga shëndetësia nuk e di nëse ka të pranishëm. Po punohet në terren, le të shpresojmë që të mos jetë gripi i shpendëve, por siç e kuptova është bakter vdekjeprurës”, tha Gjorgji Galetanovski, ish-drejtor i Kopshtit Zoologjik. /Alsat.mk/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024