Shëndetësi
Sa kohë i duhet trurit për t'u rikuperuar nga alkooli?
Konsumimi i tepërt i alkoolit rrit rrezikun e disa problemeve të lidhura me trurin si çmenduria, goditjet në tru dhe depresioni, tregojnë studimet. Hulumtimet e reja kanë treguar se sa kohë i duhet trurit për të riparuar dëmet e shkaktuara nga alkooli, dhe janë muaj. Shkencëtarët nga Universiteti Stanford zbuluan se trurit i duhen 7.3 muaj për t'u rikuperuar. Gjatë asaj periudhe, alkoolistët që ndaluan së piri rifituan trashësinë e përgjithshme të trurit, zbuluan studiuesit. "Këto rezultate mbështesin efektet adaptuese dhe të dobishme të maturisë së qëndrueshme në rikuperimin strukturor të trurit," shkruajnë ata. Studimi, i botuar në revistën “Science Direct”, shqyrtoi ndikimin e maturisë në trurin e alkoolistëve. Ata detyruan 133 persona – 88 prej tyre alkoolikë – të ndalonin së piri dhe analizuan trurin e tyre për të parë se si ndikonte kjo tek ata. Pas shtatë muajsh, trashësia e korteksit cerebral u përmirësua ndjeshëm në shumicën e njerëzve me varësi nga alkooli. Ata thanë se kjo sugjeron që truri mund të riparojë dhe rigjenerojë strukturën e tij kur alkooli nuk është më një faktor. Megjithatë, ata paralajmëruan se studimi u krye vetëm në disa njerëz dhe se duhet bërë më shumë kërkime për të konfirmuar gjetjet pozitive. ​Gjenden sinjale të çuditshme në lëndën e bardhë të trurit: Nuk e dimë çfarë, por diçka po ndodh atje - KosovaPress A po ndryshojnë telefonat celularë mënyrën se si funksionon truri ynë - KosovaPress
Më shumë nga Shëndetësi
Total: 592
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024