Zbulimi shkencor: Mundësia për të ngadalësuar plakjen dhe prodhimin e lëkurës artificiale?
Shëndetësi
Lexohet për: 2 min.
shkenctaret
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Një ekip studiuesish ka realizuar një zbulim të rëndësishëm që mund të ndihmojë në ngadalësimin e shenjave të plakjes dhe në prodhimin e lëkurës artificiale. Në kuadër të Projektit Atlas të Qelizës Njerëzore, studiuesit e Institutit Wellcome Sanger në Cambridge kanë zbuluar mekanizmat se si trupi i njeriut krijon lëkurë nga qelizat staminale, duke i riprodhuar ato në laborator.

Prof. Muzlifah Haniffa, një nga drejtuesit e projektit, theksoi se këto gjetje do të ndihmojnë në trajtimin më efektiv të sëmundjeve dhe në zhvillimin e metodave për ta mbajtur trupin tonë më të shëndetshëm dhe më të ri për më gjatë. Ai shpjegoi se manipulimi i lëkurës mund të sjellë uljen e rrudhave dhe rinovimin e organeve, transmeton Tch, duke iu referuar TAR.

Studimi, i botuar në revistën Nature, përshkruan se si qelizat e lëkurës zhvillohen gjatë fazës së hershme të embrionit. Studiuesit kanë identifikuar gjene specifike që aktivizohen në momente të caktuara për të formuar struktura të ndryshme të lëkurës, duke përfshirë ato që rregullojnë ngjyrën dhe rritjen e flokëve.

Një zhvillim i rëndësishëm është roli kritik i qelizave imune në formimin e enëve të gjakut në lëkurë, të cilat janë imituar në laborator për të krijuar lëkurë artificiale. Deri tani, studiuesit kanë arritur të rrisin njolla të vogla të lëkurës, nga të cilat kanë dalë qime të vogla.

Prof. Haniffa theksoi se, me avancimin e këtyre teknikave, do të jetë e mundur të ofrohen zgjidhje për pacientët me djegie dhe të stimulohet rritja e flokëve për ata që janë tullac. Ky hulumtim ofron shpresë për përmirësimin e trajtimeve mjekësore dhe estetikës në të ardhmen.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025