Numri i profesionistëve shëndetësorë që po synojnë punësim në vendet evropiane nuk ka shënuar rënie, sipas përfaqësuesve të mjekëve në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. Kushtet e papërshtatshme të punës dhe pagat e ulëta po konsiderohen prej arsyeve kryesore që mantelbardhët po e braktisin rajonin.
Bedri Ramadani me prejardhje nga Kosova, ka 25 vjet që jeton dhe punon në Gjermani.
Ramadani nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen të shërbejë edhe në Kosovë por thotë se politika e këtij vendi duhet të mbështesë institucionet shëndetësore, në mënyrë që për mjekët tu krijohen kushte më të përshtatshme të punës.
Numri i saktë i profesionistëve shëndetësorë që largohen nga Kosova, nuk dihet. Por një tregues është numri i atyre që e kërkojnë certifikatën e etikës dhe profesionit - dokument që shërben për t’u punësuar jashtë vendit."...Ky numër [i largimeve] mund të jetë edhe më i madh, më i vogël assesi. Nuk ka rënie që mund ta deklarojmë", thotë Sejdiu.
Edhe nga Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë (KKUMSH) përmes një përgjigje me shkrim për KosovaPress thonë se gjatë vitit të kaluar, numri i mjekëve që kanë kërkuar certifikatën e etikës dhe profesionit, është rreth 150.
Numri më i madh i atyre që largohen janë infermierë.
Paga e infermierëve në Kosovë sillet rreth 500 euro, ndërkaq për mjekët shkon deri në mbi 1.000 euro./Z.Zeneli