Kryeqyteti ka marrë pamje festash nën dekorimet e rrugëve dhe shesheve të mbushura me qytetarë.
Atmosferë gumëzhimi mbretëron në prag të festave të fund-vitit, si Krishtlindja dhe nata e ndërrimit të mot-motit.
Prishtina tashmë është dekoruar duke marrë një pamje krejtësisht tjetër sidomos gjatë natës, nën dritat vezulluese.