Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka thënë se Kuvendi i Kosovës së bashku me kompaninë Schafberger shkelen Ligjin e punës, Ligjin e grevës dhe kontratën kolektive në rastin e punëtorëve teknike në Kuvendin e Kosovës.
Sindikata ka renditur disa nga shkeljet duke iu referuar raportit zyrtar të inspektoratit të punës.
Derisa në raport sipas sindikatës thuhet se kompania ka afat 3 ditë për evitimin e këtyre parregullsive dhe këto punëtore t’i kthej në vendet e tyre të punës. Në të kundërtën sipas raportit pason dënimi nga Inspektorati i punës.
Punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës kanë hyrë në grevë në shenjë proteste për shkak të pagave të ulëta. Kërkesa kryesore e tyre është rritja e pagës në 550 euro.Punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës, të cilat kanë mbajtur grevë për tre muaj me kërkesën për rritjen e pagave dhe kushte më të mira pune, kishin thënë se janë përballur me zëvendësim të menjëhershëm nga punëdhënësi.