Përmes protestës, SBASHK-u kërkon rritje të pagave e nënshkrim të kontratës kolektive
Lajme
Lexohet për: 2 min.
SBASHK-031224
15 orë më parë
Linku u kopjua

Një protestë e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës do të mbahet të mërkurën në Prishtinë. Sindikalistët po kërkojnë rritje të pagave dhe nënshkrim të kontratës kolektive.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha se protesta do të mbahet në orën 12:30 dhe përmes saj kërkojnë edhe diskutim me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Protesta do të nisë në oborrin e Bibliotekës Kombëtare prej ku do të marshohet drejt Ministrisë së Arsimit.

Sipas Jasharajt, nëse protestuesit nuk do marrin përgjigje nga Nagavci, ata do vazhdojnë marshin te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

Ata nuk përjashtojnë mundësinë e grevës, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

“SBASHK-u uron dhe lutet që Qeveria të reflektojë dhe kurrë të mos përsëritet shtatori i vitit 2024 me grevën e përgjithshme”, deklaroi ai.

Sekretari i përgjithshëm, Ymer Ymeri tha se do të kërkojnë që Nagavci të flasë me protestuesit.

“Presim që ministrja të pranojë një delegacion me 4-5 vetë që të ulemi në zyrë dhe të bisedojmë, nëse kjo nuk ndodhë deri në orën 13:30 pastaj ne vazhdojmë me marsh drejt ndërtesës së Qeverisë dhe Kuvendit, aty do ju drejtohemi me kërkesa edhe atyre”, tha Ymeri.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024