Basketboll/ Fillojnë ethet e Kupës së Kosovës
Sport
Lexohet për: 1 min.
Basketboll-FBK
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Nga kjo mesjavë fillojnë ndeshjet e Kupës së Kosovës në basketboll te meshkujt. Shorti ishte hedhur pas shtatë xhirove të zhvilluara sipas sistemit të Bergerit.

Përballja kryesore do të zhvillohet ndërmjet rivalëve të vjetër, Pejës dhe Sigal Prishtinës. Takimet ndërmjet këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë qenë interesante dhe kështu pritet edhe të mërkurën mbrëma. Po ashtu të mërkurën zhvillohet sfida ndërmjet Vëllaznimit dhe Golden Eagle Yllit.

Të enjten do të përballen Proton Cable Prizreni me Trepçën, si dhe Bora me Bashkimin.

Javën e ardhshme do të zhvillohen ndeshjet e kthimit, ku do të përcaktohet se kush do të kalojë në gjysmëfinale.

Në këtë edicion të kësaj gare, edhe gjysmëfinalet zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, ndërsa finalja zhvillohet në shkurt të vitit të ardhshëm.

KUPA E KOSOVËS (ÇEREKFINALET)

E mërkurë

19:00 Peja - Sigal Prishtina                

19:00 Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli

E enjte

19:00 Proton Cable Prizreni – Trepça

19:00 Bora – Bashkimi

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025