Instituti për Siguri dhe Reziliencë ka publikuar raportin hulumtues me titull "Përhapja e terrorizmit nëpërmjet platformave sociale", i cili adreson kërcënimet dhe rreziqet që burojnë nga përhapja e terrorizmit përmes platformave online të komunikimit.
Sipas institutit, ky raport ofron një analizë të detajuar mbi mënyrën se si ekstremizmi islamist dhe ai etno-nacionalist, vazhdojnë të jenë të pranishëm në platformat sociale, duke përhapur ideologji që rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.
1. Përdorimi masiv i mediave sociale dhe rreziku për të rinjtë
Në Kosovë, përqindja e lartë e popullsisë që ka qasje në internet (96.6%) dhe përdorimi i platformave si TikTok, Telegram, Facebook, Instagram, dhe YouTube e bën vendin veçanërisht të ndjeshëm ndaj radikalizimit online.2. Kalimi i ekstremistëve drejt platformave të sigurta
Masat e marra nga platforma si Facebook dhe YouTube për kufizimin e përmbajtjeve radikale kanë bërë që grupet ekstremiste të kalojnë në platforma të koduara si Telegram dhe aplikacione të ngjashme. Këto platforma ofrojnë një hapësirë të sigurt për komunikim anonim, duke u mundësuar ekstremistëve shpërndarjen e përmbajtjeve ideologjike, planifikimin e aktiviteteve dhe rekrutimin e individëve pa ndonjë rrezik të dukshëm për t’u zbuluar.
4. Narrativat fetare dhe etno-nacionaliste
6. Sfidat në monitorimin dhe kontrollin e radikalizimit online
Kontrolli i përmbajtjeve të dëmshme në mediat sociale është një sfidë e madhe për institucionet në Kosovë. Kornizat ligjore dhe mungesa e koordinimit mes agjencive të sigurisë e bëjnë të vështirë mbikëqyrjen dhe parandalimin e përhapjes së radikalizmit online. Mungesa e bashkëpunimit me platformat ndërkombëtare të mediave sociale dhe kapacitetet e kufizuara për monitorim janë ndër sfidat kryesore.
Ekstremistët islamikë përdorin një version të shtrembëruar të Islamit duke e paraqitur si “rikthim në bazë” për të rekrutuar individë vulnerabël dhe për të promovuar ideologjinë e tyre. Përdorimi i koncepteve fetare si “xhihadi,” “Lufta e Shenjtë,” dhe “Shehid” është i shfrytëzuar për të justifikuar konfliktet dhe rekrutimin e individëve për luftëra të dhunshme, si në Siri, Palestinë dhe Liban.
8. Minimi i besimit në institucionet shtetërore të Kosovës:
9. Retorika anti-perëndimore:
Ekstremistët e përdorin Perëndimin, përfshirë NATO-n dhe SHBA-në, si armiq të Islamit dhe traditave vendase, duke i fajësuar për shkatërrimin e vendeve islame dhe ndikimin imperialist. Konfliktet globale si Lufta mes Hamasit dhe Izraelit dhe Lufta Rusi-Ukrainë janë përdorur për të mbështetur këtë narrativë dhe për të rekrutuar individë për kauza ekstreme.Ekstremistët përdorin bombardimin e Gazës dhe ngjarje të tjera për të krijuar materiale radikale dhe për të mobilizuar ndjenja anti-perëndimore dhe armiqësore ndaj Izraelit. Kudsi është paraqitur si “tokë e shenjtë e uzurpuar” dhe përdoret për të nxitë ndjenja të padrejtësisë dhe për të justifikuar dhunën si një “detyrim moral” për myslimanët.
11. Gjuha e urrejtjes dhe polarizimi në Kosovë:
12. Uniteti i myslimanëve dhe "zbehja e xhihadit":
14. Propaganda dhe lajme të rreme për vuajtjet e serbëve në Kosovë:
Grups ekstremistë dhe organizata etno-nacionaliste serbe po përhapin lajme të rreme dhe propagandë për dhunën e pretenduar ndaj serbëve nga institucionet kosovare, duke ushqyer ndjenja të armiqësisë dhe tensioneve etnike.
Platformat dhe kanalet ekstreme në Telegram, si “Bunt,” “Бунт је стање духа” (Rebelimi është një gjendje shpirtërore), “СРПСКИ ГЛАСНИК” (Gazeta Serbe), “Српски вукови” (Ujqërit Serb), dhe të tjera, janë të angazhuara aktivisht në përhapjen e lajmeve të rreme dhe dezinformimeve që synojnë të demonizojnë institucionet e sigurisë në Kosovë, sidomos Policinë e Kosovës dhe KFOR-in. Këto platforma përdorin narrative që paraqesin Policinë e Kosovës si një forcë të dhunshme dhe të papërmbajtur ndaj serbëve të Kosovës, duke e akuzuar atë për “metoda represive” dhe “spastrim etnik” të serbëve në komunat veriore. Këto akuza janë të pavërteta dhe kanë qëllim të keqinformojnë, duke përshkruar pa bazë si të justifikuara veprimet e Policisë, e cila ka qenë e angazhuar për të mbrojtur rendin dhe ligjin, përballë grupeve të armatosura dhe bandave kriminale që veprojnë në këtë rajon. Përdorimi i termave të tilla si “spastrim etnik” ka për qëllim të shkaktojë frikë dhe të nxjerrë në pah një narrativë të rreme të viktimizimit të serbëve, e cila është shumë larg realitetit të situatës në terren.
Kanalet në fjalë shpërndajnë gjithashtu thirrje për dhunë, duke nxitur aksione kundër Policisë së Kosovës, KFOR-it, dhe objektivave shtetërorë të Kosovës. Përmes postimeve të rregullta, këto platforma promovojnë një atmosferë tensioni dhe urrejtjeje etnike, duke incituar pjesë të popullsisë për të kundërshtuar çdo përpjekje të shtetit të Kosovës për të ruajtur kontrollin dhe rendin në komunat veriore. Kjo përfshin nxitjen e akteve të dhunshme si reagim ndaj autoriteteve të Kosovës, duke e paraqitur si “rezistencë” të drejtë, përkundër faktit se shumë nga këto grupe janë të përfshira në aktivitete kriminale dhe terroriste.
Grupet ekstremiste fetare që operojnë në Telegram, si "Xhemati Alban," "Mburoja," përdorin këto platforma për të përhapur ideologjinë e ekstremizmit islamik dhe për të
nxitur veprime terroriste. Ato shpërndajnë video dhe materiale propaganduese që përshkruajnë luftime të “xhihadistëve” kundër forcave të sigurisë në rajone të ndryshme si Izraeli, Gaza, Siria, Afganistani dhe Afrika e Veriut, duke përfshirë edhe veprime të dhunshme kundër shteteve të huaja. Këto grupe, gjithashtu, promovojnë nxitjen e urrejtjes ndaj Perëndimit dhe mbështetje për organizata terroriste si Al-Qaeda dhe ISIS.