ATK tejkalon të hyrat, mbi 90 milionë më shumë se 2023
Biznes
Lexohet për: 1 min.
ATK tejkalon të hyrat, mbi 90 milionë më shumë se 2023
Foto Ilustruese
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka grumbulluar 883.6 milionë euro tatime deri me 30 nëntor 2024 ose 90.7 milionë - 11.4 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Mbledhja e të hyrave si në vlerë e po ashtu edhe si përqindje të BPV-së, tregon një trend të vazhdueshëm të rritjes, thuhet në njoftim.

Fondi Monetar Ndërkombëtar kishte njoftuar më herët se ATK-ja në 7 nga 8 indikatorët është më lart se vendet në zhvillim, si dhe në 5 nga 8 indikatorët është mbi mesataren e vendeve të zhvilluara.

Sipas FMN-së, ATK-ja ka bërë progres të dukshëm në krijimin e një sistemi tatimor funksional, forcimin e planifikimit strategjik, menaxhimin e rrezikut të përmbushjes dhe funksionet themelore të administratës tatimore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025