Shërbime mjekësore e psikologjike për policët, vazhdohet marrëveshja e bashkëpunimit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Shërbime mjekësore e psikologjike për policët, vazhdohet marrëveshja e bashkëpunimit
1 javë më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) kanë nënshkruar sot vazhdimin e marrëveshjes së bashkëpunimit për ofrimin e shërbimeve mjekësore dhe psikologjike për personelin policor dhe kadetët policorë.

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha dhe  drejtori i SHSKUK-së Elvir Azizi.

Memorandumi i bashkëpunimit deri më tash ka rezultuar i suksesshëm me kontrollimet mjekësore /psikologjike për rekrutët e rinj policorë dhe kontrollimi sistematik i punonjësve të Policisë së Kosovës, të cilat janë realizuar në QKUK për rekrutët dhe punonjësit policorë nga rajoni i Prishtinës, si dhe të atyre nga të gjitha drejtoritë rajonale të PK-së në spitalet e përgjithshme të SHSKUK-së.

Zyrtarët policorë janë në shërbim dhe të gatshëm për përmbushjen e detyrave të tyre policore në çdo kohë, andaj përkrahja në trajtimin e tyre mjekësor me prioritet shkon në mbështetje të misionit të tyre në shërbim të qytetarëve pa dallim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024