Shefja e re e diplomacisë evropiane Kaja Kallas, për herë të parë sot do të mirëpret në takime të ndara kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Takimin e konfirmuan edhe në Qeverinë e Kosovës, të cilët theksuan se kryeministri Kurti do të merr pjesë edhe në darkën joformale të presidentit të ri të Këshillit Evropian, Antonio Kosta, por nuk treguan se nëse presin qasje të re nga përbërja e re e Komisionit Evropian në raport me Kosovën.
Analisti Arbnor Sadiku thotë për KosovaPress se Bashkimi Evropian duhet të jetë më shumë prezent në rajon, sidomos pas sulmeve të fundit terroriste në veri, ku u rrezikua seriozisht infrastruktura kritike e Kosovës.
Sipas tij, këto dëshmojnë potencial për destabilizimin e Kosovës, andaj lidershipi i ri evropian duhet të ofrojë mbështetje dhe angazhim konkret për zbatimin e Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.Sipas saj, kjo u dëshmua edhe në reagimin ndaj sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, nga i cili furnizohet disa komuna me ujë si dhe bëhet ftohja e termocentralit Kosova B.
Kosova fajësoi Serbinë për sulmin terrorist në Zubin Potok, por Beograd zyrtar hodhi poshtë akuzat. BE-ja, në anën tjetër, e cilësoi si sulm terrorist ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës dhe i ftoi të gjithë që të bashkëpunojnë për t’i zbuluar autorët përgjegjës.