Nagavci nuk tërhiqet para SBASHK-ut
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Nagavci nuk tërhiqet para SBASHK-ut
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit (MASHTI) Arbërie Nagavci nuk ka pranuar kërkesat e SBASHK-ut gjatë një takimi të shkurtër sot.

Ajo pas konferencës së SBASHK-ut, bashkë me zëvendësministrin Taulant Kelmendi kanë pritur në takim përfaqësuesit e SBASHK-ut. 

Në njoftimin e SBASHK-ut thuhet se takimi ka përfunduar pa rezultate pasi ministrja Nagavci nuk ka treguar gatishmëri të bisedojë konkretisht për kërkesat mbi ngritjen e pagave dhe kontratën kolektive.

SBASHK rikujton se nesër mbahet protesta e katërt e paralajmëruar, ndërsa pret edhe një takim me përfaqësues të MASHTI-t, në përpjekje për të arritur marrëveshje, në të kundërtën do të vendosë për veprime tjera sindikale duke mos përjashtuar grevën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025