Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për sulmin në Ibër-Lepenc
Lajme
Lexohet për: 2 min.
jovani-031224
15 orë më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh serbit Jovan Viqentijeviq – i dyshuar për sulmin e 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit.

Gjatë kontrollit, autoritetet e Kosovës kanë gjetur në shtëpinë e tij granata dore, armë e municione.

Lidhur me sulmin në veri, Policia e Kosovës ka arrestuar dhjetë të dyshuar. Ditë më parë një tjetër i dyshuar është dërguar në paraburgim.

Ndërkaq tetë të tjerë janë liruar.

Pas rastit të sulmit në Ibër-Lepenc, dhe disa sulmeve të tjera radhazi në veri, autoritet kanë kryer bastisje në disa lokacione ku kanë gjetur arsenal armësh e dëshmi të tjera.

Mbrëmjen e 29 nëntorit ka ndodhur një shpërthim në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, në pjesën veriore të Kosovës.

Shpërthimi ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Autoritetet e Kosovës kanë deklaruar se sulmi është kriminal e terrorist dhe vjen nga bandat e orkestruara nga Beogradi.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se sulmi ka pasur synim dëmtimin e infrastrukturës “mbase edhe më të rëndësishmen që kemi”.

Prej Ibër-Lepencit furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të Kosovës, gjithashtu Koorporata Energjetike e Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024