Nuk ka fitues pas 90 minutave në finalen e madhe të Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës. Koha e rregullt u mbyll me rezultatin 0:0, duke bërë që fituesi i trofeut më prestigjioz në futboll të përcaktohet pas vazhdimeve.
Spanja ishte skuadra më e mirë gjatë pjesës më të madhe të takimit, duke kontrolluar posedimin e topit dhe duke diktuar ritmin e lojës. "Furia e Kuqe" krijoi rastet më të mira për shënim, por nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës përballë mbrojtjes së organizuar të Argjentinës.
Edhe në pjesën e dytë Spanja vazhdoi të ishte më këmbëngulëse në sulm. Rasti më i mirë u regjistrua në minutën e 65-të, kur Dani Olmo depërtoi drejt zonës dhe provoi me një goditje të rrezikshme, por nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë.
Argjentina, në anën tjetër, u përqendrua kryesisht në mbrojtje dhe tentoi të godiste në tranzicion, por pa krijuar raste të pastra përballë portës së Simonit.