​Zhbllokohet finalja, vjen goli i parë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Zhbllokohet finalja, vjen goli i parë
golo
19/07/2026 - 23:47
Linku u kopjua

Spanja ka kaluar në epërsi 1:0 në finalen e Kupës së Botës 2026, duke gjetur më në fund golin e shumëpritur në minutën e 106-të të vazhdimeve.

Heroi i momentit ishte Ferran Torres, i cili realizoi pas një aksioni të ndërtuar bukur nga e majta. Nico Williams depërtoi me shpejtësi dhe dërgoi një asistim të saktë në zonë, ku Torres nuk gaboi, duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke zhbllokuar sfidën në stadiumin “New York New Jersey”.

Goli erdhi pasi Spanja kishte dominuar pjesën më të madhe të finales, madje në fillim të vazhdimeve iu anulua një gol i Nico Williams për shkak të një faulli të Mikel Merinos ndaj Nicolás Otamendit. Këtë herë, megjithatë, spanjollët nuk lanë vend për dyshime, me Ferran Torres që shfrytëzoi në mënyrë perfekte asistimin e Williams për t'i dhënë avantazhin "La Rojas"

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026