​Kalojnë 70 minuta, Spanja këmbëngul por Argjentina reziston
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Kalojnë 70 minuta, Spanja këmbëngul por Argjentina reziston
min-70
19/07/2026 - 22:47
Linku u kopjua

Kanë kaluar 70 minuta lojë në finalen e madhe të Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, ndërsa rezultati vazhdon të mbetet i bardhë, 0:0.

Spanja po vazhdon të dominojë takimin, duke kontrolluar posedimin e topit dhe duke ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj mbrojtjes argjentinase. "Furia e Kuqe" ka qenë skuadra më kërkuese në sulm, ndërsa Argjentina është përqendruar kryesisht në mbrojtje dhe në tentativat për të rrezikuar me kundërsulme.

Rasti më i mirë në pjesën e dytë u regjistrua në minutën e 65-të, kur Dani Olmo provoi të mposhtte portierin argjentinas.

Pavarësisht dominimit dhe insistimit të vazhdueshëm të Spanjës, mbrojtja e Argjentinës ka rezistuar deri më tani, duke bërë që finalja të mbetet plotësisht e hapur në 20 minutat e fundit të kohës së rregullt.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026