Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka reaguar me humor pas triumfit në Kupën e Botës 2026, duke thënë se pret që mbrojtësi Marc Cucurella ta mbajë premtimin për të bërë tatuazh fytyrën e tij në trup.
Para fillimit të Botërorit, Cucurella kishte deklaruar se do të bënte tatuazh portretin e trajnerit nëse Spanja fitonte trofeun. Pas suksesit në finale ndaj Argjentinës, De la Fuente tha se pret që lojtari ta mbajë fjalën. "Ata gabuan kur e premtuan, por janë burra që e mbajnë fjalën. Nuk jam edhe aq i shëmtuar, thjesht duhet të gjejnë një pjesë të trupit që nuk është shumë e dukshme. Kur e thua një gjë, duhet ta mbash fjalën", u shpreh ai me të qeshur.
Spanja u shpall kampione e botës për herë të dytë në histori, pasi mposhti Argjentinën me rezultat 1:0 pas vazhdimeve, falë golit të Ferran Torres në minutën e 106-të.
KosovaPress