Starton 15-minutëshi i parë i vazhdimeve në finalen e Botërorit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Starton 15-minutëshi i parë i vazhdimeve në finalen e Botërorit
min-70
19/07/2026 - 23:21
Linku u kopjua

Ka nisur 15-minutëshi i parë i vazhdimeve në finalen e madhe të Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, pasi 90 minutat e rregullta përfunduan pa fitues dhe pa gola, 0:0.

Spanja e mbylli kohën e rregullt si skuadra më dominuese në fushë, duke kontrolluar posedimin e topit dhe duke krijuar rastet më të mira për shënim. Megjithatë, "Furia e Kuqe" nuk arriti të konkretizojë epërsinë në lojë, ndërsa mbrojtja e Argjentinës dhe portieri i saj rezistuan ndaj presionit të vazhdueshëm.

Nga ana tjetër, Argjentina u mbështet kryesisht në kundërsulme dhe tentoi të shfrytëzonte shpejtësinë e Lionel Messit dhe bashkëlojtarëve të tij, por pa arritur të thyejë mbrojtjen spanjolle.

Me fillimin e vazhdimeve, të dyja skuadrat do të kërkojnë golin që mund t'u sigurojë titullin e kampionit të botës. Në rast se baraspesha vazhdon edhe pas 30 minutave shtesë, fituesi i finales do të përcaktohet nga seria e penalltive.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026