Ka përfunduar pjesa e parë e finales së madhe të Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, me rezultatin e bardhë 0:0, ndonëse spanjollët ishin skuadra që dominoi 45 minutat e para.
"Furia e Kuqe" pati kontrollin e lojës në pjesën më të madhe të fraksionit të parë, duke mbajtur posedimin e topit dhe duke krijuar rastet më të mira për shënim. Spanja ushtroi presion të vazhdueshëm ndaj mbrojtjes argjentinase, por nuk arriti ta konkretizojë dominimin me gol.
Pavarësisht ritmit të lartë dhe përpjekjeve të të dyja skuadrave, pjesa e parë u mbyll pa gola. Megjithatë, bazuar në atë që u pa në 45 minutat e para, Spanja la përshtypje më të mirë në fushë dhe do të kërkojë ta shfrytëzojë dominimin edhe në pjesën e dytë për të arritur te trofeu i Kupës së Botës.
KosovaPress