Rooney kritikon shfaqjen mes dy pjesëve të finales së Botërorit: "Ishte kot"
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Rooney kritikon shfaqjen mes dy pjesëve të finales së Botërorit: "Ishte kot"
New Project - 2026-07-20T152814.771
20/07/2026 - 15:28
Linku u kopjua

Ish-kapiteni i Anglisë, Wayne Rooney, ka kritikuar hapur spektaklin e pjesës së parë në finalen e Kupës së Botës 2026, duke e cilësuar atë si "të dobët", pavarësisht pjesëmarrjes së emrave të mëdhenj të muzikës si Madonna, Justin Bieber dhe Shakira.

I ftuar në studion e BBC Sport, Rooney u pyet se cili ishte momenti i tij i preferuar nga shfaqja.

"Do të jem i sinqertë, kur mbaroi. Më pëlqejnë shumë nga ata artistë, por mendoj se ishte kot," u shpreh ai, duke shkaktuar të qeshura te moderatorja Gabby Logan dhe analistët Micah Richards e Joe Hart.

Sipas The Sun, deklarata e Rooneyt u bë menjëherë virale në rrjetet sociale, ku shumë tifozë e vlerësuan për sinqeritetin e tij.

Shumë prej tyre shkruan se ish-sulmuesi i Manchester United "tha atë që po mendonin të gjithë", ndërsa të tjerë e cilësuan "zërin e tifozëve".

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026