Finalja hyn në 15 minutat e fundit, Martinez po e mban gjall Argjentinën
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Finalja hyn në 15 minutat e fundit, Martinez po e mban gjall Argjentinën
pjesa-1-vazhdime
19/07/2026 - 23:39
Linku u kopjua

Ka përfunduar 15-minutëshi i parë i vazhdimeve në finalen e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, me rezultatin ende të pandryshuar 0:0.

Spanja vazhdoi të dominojë edhe në kohën shtesë, duke mbajtur kontrollin e lojës dhe duke ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj mbrojtjes argjentinase. "Furia e Kuqe" ishte shumë pranë golit në minutën e 99-të, kur Nico Williams dërgoi topin në rrjetë, duke ndezur festën e spanjollëve.

Megjithatë, pas rishikimit të aksionit, goli u anulua për shkak të një faulli të Mikel Merinos ndaj mbrojtësit argjentinas Nicolás Otamendi në ndërtimin e aksionit, duke bërë që rezultati të mbetej i pandryshuar.

Pavarësisht zhgënjimit pas golit të anuluar, Spanja vazhdoi të ishte skuadra më kërkuese në fushë, duke insistuar në sulm dhe duke mos i lënë shumë hapësira Argjentinës për të rrezikuar.

Me përfundimin e 15 minutave të para të vazhdimeve, finalja mbetet e hapur dhe gjithçka do të vendoset në 15 minutat e fundit të kohës shtesë, ose, nëse nuk ka fitues, përmes ekzekutimit të penalltive.

kosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026